Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se dje, katër shtetas të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht një familje (nënë dhe tre fëmijë), u evakuuan me fluturim nga Tel Avivi për në Athinë.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar është 12 persona – tetë nëpërmjet Egjiptit me aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë – shtatë nga gjithsej 12 persona.
Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin përgatitur për evakuim emergjent aktualisht po e shtyjnë largimin e tyre. Kufizimet që lidhen me konfliktin me Iranin janë hequr dhe shkollat, institucionet dhe dyqanet janë duke funksionuar përsëri.
“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të rregullt me të gjithë qytetarët që kanë shprehur interes për t’u larguar nga Izraeli, nëse lind përsëri nevoja, dhe do të vazhdojë të informojë publikun në kohën e duhur”,thuhet në njoftimin e MPJ-së.