Antigona Sadiku Kallaba: Transporti publik në Shkup po dështon – qytetarët të lënë në diell pa informacione

1 Min. Leximi

Këshilltarja komunale nga Çairi, Antigona Sadiku Kallaba, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rëndë në transportin publik të Shkupit, duke e quajtur atë një dështim të përditshëm për qytetarët. Ajo thekson se linjat 9 dhe 19, që për shumë banorë përfaqësojnë të vetmen lidhje me pjesë të tjera të qytetit, shpesh mungojnë me orë të tëra – madje edhe në temperatura mbi 35°C.

“Qytetarët, përfshirë gra dhe të moshuar, detyrohen të presin në diell pa asnjë informacion. Kjo është më shumë se papërgjegjësi – është nënçmim i dinjitetit qytetar,” thekson Sadiku Kallaba.

- Advertisement -

Ajo kërkon urgjentisht një sqarim publik nga udhëheqësia e Ndërmarrjes Publike “Transporti” dhe nga administrata e qytetit të Shkupit, duke pyetur: “Pse këto linja janë lënë në këtë gjendje të mjerueshme dhe çfarë masa konkrete do të merren për përmirësimin e situatës?”

“Qytetarët nuk janë numra – janë njerëz që meritojnë dinjitet dhe respekt,” përfundon reagimin e saj këshilltarja nga Çairi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull