Kasami: Në krye me Adnan Azizin do të jemi një ekip fitues në zgjedhjet lokale të tetorit

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat tha se po shkojnë hap pas hapi drejt konsulidimit të VLEN-it.

“Ne shkojmë hap pas hapi drejt konsolidimit si VLEN, fillimisht konsuliduam kryesinë qendrore, aty po mbahen mbledhje të rregullta nga ku u vendos organizimi i Shtabit qendror zgjedhor. Shtabi do të merret me propozime për kandidatët dhe përpilimin e strategjisë se si të dalim fitues. Struktura e shtabit në krye me Adnan Azizin do të jenë një ekip fitues të cilët kanë përvojë të mjaftueshme”, tha Bilall Kasami.

- Advertisement -

Ai shtoi tutje se që kur iku Taravari si VLEN punët po u shkojnë në formë të relaksuar.

“Nga momenti i shkuarjes së Taravarit çdo problem u eliminua, tashmë po flasim për VLEN shumë më të relaksuar pa presionin se cili kandidat kujt do t’i takojë. Tani më për ne është me rëndësi që do të kemi kandidat që do ta sigruojnë fitoren e që pastaj të jemi në gjendje që të dimë të menaxhojmë projekte e me financa që ta dëshmojmë ndryshimin”, përfundoi Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull