Çairi mbi 20 orë pa ujë, Ganiu: Ky është nënçmim i qëllimshëm nga Danella, Apasievi dhe Blerimi

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ashpër pas mungesës së ujit për më shumë se 20 orë në Çair dhe një pjesë të Gazi Babës. Ai akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, si dhe drejtuesit e emëruar nga ajo, Dimitar Apasiev dhe Blerim Bexheti, për përçmim të hapur ndaj qytetarëve të Çairit.

“Na premtuan se do të vinte uji në orën 17:00, por edhe pas mesnate s’ka asnjë zgjidhje. Drejtuesit e emëruar nuk përgjigjen as në thirrjet tona thjesht për të mos i informuar qytetarët. Kjo është dhunë dhe nënçmim i pastër ndaj Çairit”, ka shkruar Ganiu.

Ai kërkoi që urgjentisht të ndërpritet kjo sjellje diskriminuese ndaj një komune me shumicë shqiptare dhe qytetarë që meritojnë dinjitet dhe shërbime bazike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull