Mbeturinat mund të sjellin fitime dhe resurse të mëdha ekonomike

1 Min. Leximi

Nëse menaxhohet si duhet, mbeturinat mund të sjellin fitime dhe resurse të mëdha ekonomike. Kjo u deklaruar në konferencën ndërkombëtare që po mbahet në Shkup mbi menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre, shkruan Alsat.

Kryetari i Asociacionit maqedonas për menaxhim me mbeturinat, Mihail Mateski tha se përvojat nga vendi dhe rajoni duhet të na bashkojnë për një qëllim të përbashkët, ambient jetësor më të mirë.

- Advertisement -

“Për dy ditë do t’i shkëmbejmë përvojat dhe shembujt konkret brenda dhe jashtë vendit. Bashkë me ne janë edhe ekspertët dhe të gjithë aktorët që janë të përfshirë në rëndësinë e riciklimiti. Këtë vit kemi mbledhur mbi 40 ekspertë me të cilit do të flasim për rëndësinë e riciklimit dhe ambientit të pastër jetësor”, tha Mihail Mateski, Kryetar i Asociacionit Maqedonas për Menaxhim me Mbeturinat./ Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull