Nënkryetari i Forumit Rinor të ASH-së Riad Ajdini ka nioftuar braktisjen e Arben Taravarit dhe vazhdimin e aktivitetit të tij politik në VLEN. Mbetja e tij në VLEN është një goditje e madhe për degën e Ash-së në Saraj.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Duke u konsultuar me miq të ngushtë dhe të bindur në vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën që e nisëm me përkushtim para zgjedhjeve të vitit 2024 – një rrugë për ndryshim të vërtetë.
Ashtu siç e filluam, ashtu edhe do ta vazhdojmë – me bindje, me qëndrueshmëri dhe me vullnet për të çuar përpara atë që kemi nisur. Sepse ndryshimi ka filluar, dhe ende ka shumë punë për t’u bërë.
Së bashku me Arben Fetain, Azir Aliun dhe Kryetaren e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Yllka Nuredinin , jemi të një mendimi dhe të përkushtuar të vazhdojmë drejt rrugës së VLEN-it, për një të ardhme më të mirë.
Rruga politike nuk duhet të rëndohet nga hatërmbetje personale – ajo kërkon vizion, durim dhe bashkëpunim. Askush nuk është i detyruar të ndjekë të njëjtin drejtim, por gjithsecili meriton respekt për zgjedhjen e tij.
Unë Riad Ajdini, Nënkryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, mbetem i palëkundur në rrugën që kam zgjedhur. Me VLEN për Ndryshimi!
Nënkryetari i rinisë së ASH Rijad Ajdini: Vazhdojmë drejt rrugës së VLEN-it

Ndani këtë artikull