“80 vite përkushtim dhe humanizëm”, Bekim Sali uron Institutin e Transfuziologjisë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka shënuar 80-vjetorin e Institutit të Transfuziologjisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar kontributin e këtij institucioni në shpëtimin e jetëve njerëzore. Përmes një postimi, Sali ka shprehur mirënjohje për punonjësit shëndetësorë dhe dhuruesit vullnetarë të gjakut për përkushtimin dhe humanizmin e tyre.

“80 vite përkushtim, humanizëm dhe jetë të shpëtuara!

Instituti i Transfuziologjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për tetë dekada, është në shërbim të qytetarëve, duke përmbushur një nga misionet më fisnike, shpëtimin e jetëve njerëzore.

Mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tyre kontribuojnë çdo ditë në këtë mision jetik”, ka shkruar Bekim Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull