Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

1 Min. Leximi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në një konferencë për media ka folur për vizitën e saj në Kosovë, derisa tha se ka qenë gjithëpërfshirëse.

Ajo në fillim të konferencës uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha Von Cramon.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Von Cramon tha se ka pak progres.

“Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres”, u shpreh ajo.

Kurse, duke folur për zgjedhjet në Bashkimin Evropian ajo tha “Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull