Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot ka deklaruar se zhvillimet në ASH-në e Arben Taravari janë shenjë se strukturat atje janë të vendosur që të mos përfundojnë në përqafimin e Ali Ahmetit.
“Sipas informacioneve tona jozyrtare, ato do të vazhdojnë edhe revolta tek të gjithë përkrahësit, simpatizuesit dhe funksionarët është shumë e madhe. Kështu që po, por do të presim edhe ditëve në vazhdim. Mendoj se ky trend do të vazhdojë”, ka deklaruar Murtezani, i pyetur nëse priten edhe deputetë tjerë t’i bashkëngjiten shumicë parlamentare.
Murtezani: Largimet nga ASH-ja e Taravari nuk do të ndalen, revolta është e madhe
