Vendimi i Arben Taravarit për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për t’u distancuar nga Qeveria, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Rrjetet sociale janë mbushur me komente zhgënjyese nga qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të deridjeshëm të tij.
Në mesin e shumë reagimeve, spikat edhe ai i ish-ushtarit të UÇK-së, Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha i cili me tone të ashpra ka komentuar lëvizjen e fundit politike të Taravarit.
“Kur ta zan bishtin me der, ndron busulla e politikës, që ç’ke me ta,” ka shkruar Shaqiri, duke lënë të kuptohet se vendimi i Taravarit është rezultat i presioneve apo kalkulimeve personale.