Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

Përditësimi i fundit: 2025/05/09 at 9:10 AM
Publikuar May 9, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot mbushen dhjetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta.

Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

- Reklamim -

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën Penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.

Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës u bë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve u mblodh në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor filloi më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore ishin thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kishin mundësi t’i japin të arrestuarit, u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”.

TOP Lajmet

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale
Lajme
Kasami: Taravari nuk do të jetë në Qeveri, por ASH mund të ketë përfaqësues në pushtet
Lajme Politikë
Gashi: Në Romë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të diasporës sonë
Lajme Politikë
Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë
Arsim
Mexhiti gjatë aksionit ”Fundjava e Pastrimit”: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët
Lajme Politikë
Kasami modest, përvesh krahët dhe i bashkohet aksionit për pastrimin e Tetovës
Lajme Politikë
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 9 Maj, 2025 May 9, 2025
Artikulli i mëparshëm Të shtëna në pikën pagesore Milladinovci, jozyrtarisht rasti lidhet me të shtënat në Shtip
Artikulli tjetër VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    EkonomiLajme

    Bankat rrisin komisionet, për tre muaj kanë fituar mbi 4 milionë euro

    3shi.net October 10, 2024
    Që nga ardhja e Arsovskës në krye të Qytetit të Shkupit, asnjë ditë e bardhë për Shkupin
    VMRO-VLEN dakordohen, VLEN do ket 4 ministri dhe kryetarin e parlamentit
    A po na ikin mjekët?
    Osmani do të mbajë fjalim në SHBA në Lutjet Nacionale të Mëngjesit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Kasami: Taravari nuk do të jetë në Qeveri, por ASH mund të ketë përfaqësues në pushtet

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Gashi: Në Romë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të diasporës sonë

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

    May 9, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    Lajme

    Sofia dhe Muhamed, emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin gjatë vitit 2024

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?