Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi publik ndaj vizitës së paralajmëruar të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në një ceremoni inaugurimi për asfaltimin e një rruge në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit, vendbanim nga i cili vjen edhe Murtezani.
“Pas 22 viteve VOTA që kanë marë në SFILLARE nesër vika Ali Ahmeti të uroj asfaltimin e një rruge” shkruan Murtezani, duke vënë në dukje kontrastin mes premtimeve të vazhdueshme dhe rezultateve të vonuara.
Ai shton gjithashtu se edhe në fshatin Zajaz, vendlindjen e Ahmetit, ende mungon kanalizimi pas më shumë se dy dekadash të pjesëmarrjes në pushtet: “Nejse, në Zajazin e tij ende s’ka kanalizim për 22 vite sa ka qenë në qeveri!”.