Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ka njoftuar se muajin e ardhshëm do t’i ftojë studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike në një takim të përbashkët, ku do të prezantojë zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës.
“Deri më tani janë paraqitur pesë kërkesa nga asociacionet studentore: tri për dhënien e provimit në gjuhën shqipe, një në gjuhën angleze dhe një në gjuhën angleze dhe turke”, ka njoftuar Shasivari në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se, synimi është që përmes dialogut të hapur, qasjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të standardeve evropiane, t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat dhe të përcaktojnë hapat e mëtejshëm institucionalë.

