Pas një minutë heshtje dhe vendosjes së luleve në sheshin “Iliria” në Tetovë, në nderë të 59 viktimave në Koçan, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se, ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe se Tetova dhe tetovarët u qëndrojnë pranë, shkruan Tv21.


“Jemi sot këtu që në emrin tim personal dhe të tetovarëve, të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të rastit në Koçan. Ne si Tetovë dhe tetovarë, qëndrojmë afër familjarëve të gjithë atyre të cilët vdiqën në rastin tragjik por edhe atyre të cilët janë të lënduar. Urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet. Përkushtimin tonë si institucione se do të bëjmë të pamundurën që këto raste mos të përsëriten”, tha Kasami.