Krasniqi: Do të jem pjesë e kabinetit vetëm ku Kurti është kryeministër

2 Min. Leximi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar “vetëm nëse kryeministër është Albin Kurti”.

Ai ka thënë para mediave se gjatë këtij mandati ka pasur partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

“Po, do të jem pjesë e një koalicioni të ardhshëm e tash është mirë i definuar ky partneritet. Është gjithçka parimore dhe e bazuar në mirëbesim…S’ka asnjë dyshim se do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, e do të jetë vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti”, u shpreh ai të mërkurën.

Krasniqi ka deklaruar se qasja e kushtëzimit mes partive nuk është “qasje e duhur për bashkëpunim”.

“Nuk besoj që qasja e kushtëzimit të ndërsjellë është qasja e duhur për bashkëpunim. Qasja e kushtëzimit nuk është qasje që e preferoj në politikë. Besoj që të gjitha komunitete kanë përfituar. Besoj fuqishëm që të gjithë kolegët e mi tashmë janë të bindur që politika e kushtëzimeve në funksionon dhe partneriteti zhvillohet në besimin e ndërsjellë”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi, kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK) i ka marrë mbi 4.600 vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull