Me dhënien e 51 vendimeve të reja në arsim, Komuna e Çairit ndërmori një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit arsimor, duke krijuar kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit.


Ky vendim konfirmon përkushtimin tonë për zhvillimin e arsimit si një shtyllë kyçe të komunitetit tonë. Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, z. Lulzim Aliu, dhe përfaqësues të institucioneve arsimore, theksuan rëndësinë e këtij hapi për stabilitetin dhe cilësinë e arsimit në Çair.