Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ftesë të udhëheqësve kosovarë. Ai përcolli urimet e tij në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Me ftesë të udhëheqësve të Republikës së Kosovës, Presidentes Osmani, Kryeparlamentarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti, pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me mikun tim Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativa, të merrja pjesë në ceremoninë e pritjes shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ngjarje shërbeu jo vetëm për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, por edhe për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës gjatë këtyre viteve. Në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i përcolla urimet më të sinqerta shtetit dhe popullit të Kosovës, duke shpresuar se marrëdhëniet tona miqësore do të vazhdojnë të forcohen gjithmonë e më shumë!