Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në nder të ish-presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Horst Köhler, i cili ndërroi jetë ditë më parë, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve.
“Shpreha ngushëllimet e mia të thella për humbjen e një lideri dhe burrështetasi të respektuar. Kontributi i tij për demokracinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përparimin ekonomik la gjurmë të pashlyeshme, si në Gjermani ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar, duke e bërë atë një shembull për të gjithë politikanët. E faleminderova Ambasadoren Petra Dreksler për mundësinë që të përcjellim respektet dhe solidaritetin tonë deri te populli gjerman”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Gashi shpreh ngushëllime për ish presidentin gjerman Horst Köhler: Ishte një lider dhe burrështetas i respektuar!
