Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot aktorin e njohur shqiptar, Bajrush Mjakun, një figurë e shquar e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Gjatë takimit, Mjaku i dhuroi Ganiut ribotimin e parë të librit të tij “Urtësi dhe Marrëzi”, i cili vjen me ndryshime dhe plotësime të reja.
Ganiu theksoi se Komuna e Çairit ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e artit dhe kulturës shqiptare. Ai shprehu kënaqësinë që institucioni që drejton ka kontribuar në ribotimin e kësaj vepre, duke e cilësuar atë me vlerë të madhe për letërsinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
“Bajrush Mjaku është një emër i madh i skenës shqiptare, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim artistët dhe krijuesit tanë që kontribuojnë në pasurimin e identitetit tonë kulturor,” u shpreh Ganiu.
Ky takim dhe mbështetja ndaj kulturës vijnë si pjesë e angazhimit të Komunës së Çairit për të ruajtur dhe promovuar vlerat artistike dhe letrare të shqiptarëve.