Donald Trump konfirmon se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë.
“Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti Putin është dakord, të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’i japim fund kësaj lufte”, thotë Trump.
Në një takim të madh me mbështetësit në Feniks, Tramp tha se kjo luftë që ka marrë miliona jetë njerëzish e ku po përdoren armë shumë të fuqishme nuk do të kishte ndodhur, nëse do të ishte ai president, ashtu si sulmi i 7 Tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Donald Trump: Edhe 7 Tetori nuk do të kishte ndodhur kurrë. Vendi ynë dhe bota do të ishin krejt ndryshe, por nuk janë dhe do të na duhet t’i bëjmë ne sërish madhështore sa më shpejt të mundemi.
Presidenti i zgjedhur premtoi luftë kundër karteleve te drogës, të cilat do të konsiderohen “organizata terroriste”, ndërsa tha se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë që sipas tij po bie në duart e kinezëve.