Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka dalë në mbrojtje Erling Haaland-it përpara ndeshje me Evertonin.
Haaland po ‘lufton’ për të rikthyer formën e tij më të mirë, ashtu si shumë nga bashkëlojtarët e tij tek City.
Guardiola këmbëngul se “sulmuesi norvegjez nuk është fajtor për krizën e ekipit”.
“Ka të bëjë me ne. Nuk ka të bëjë vetëm me lojën e njërit lojtar. Kur Erling ishte aq i mirë, kishte të bënte me ne, me ekipin tonë. Erling është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”.
“Djemtë po vrapojnë më shumë se kurrë. Shumë detaje të vogla dhe detaje të mëdha na bëjnë të mos jemi aq të mirë sa ishim”, ka pohuar Guardiola.