Prishtina Mall shpallet Qendra Tregtare e Vitit në botë nga Archello

1 Min. Leximi

Prishtina Mall është vlerësuar si Qendra Tregtare e Vitit në botë nga kompania prestigjioze Archello. Ky çmim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme dhe një moment historik për gjithë rajonin tonë.

- Advertisement -

Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar përvoja unike, ambiente moderne, dhe shërbime të jashtëzakonshme për të gjithë vizitorët tanë. Si qendra më e madhe tregtare në rajon, ne vazhdojmë të vendosim standarde të reja dhe të frymëzojmë komunitetin përmes inovacionit dhe përkushtimit ndaj ekselencës.

- Advertisement -

Ky çmim nuk është vetëm një mirënjohje për arkitekturën dhe dizajnin e shkëlqyer të Prishtina Mall, por edhe për energjinë dhe përkushtimin që qëndron pas çdo detaji, duke krijuar një vend ku njerëzit ndihen si në shtëpinë e tyre.

Faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Ky është vetëm fillimi i një historie suksesi që do të vazhdojë të shkruhet së bashku me ju! 🌟

PRISHTINA MALL –KREJT GJËRAT MË TË MIRA AFËR TEJE!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull