Albi Qamili, një djalosh i ri, ka marrë sot vëmendjen e të gjithëve në ngjarjen e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Lëvizjes BESA. I paraqitur në skenë për të dhënë mesazhet e 10 vjetorit të Lëvzijes BESA, Qamili rezononte një stil komunikimi të thjeshtë, por me disa finesa të jashtëzakonshme që e vendosi atë në qendër të vëmendjes.
Gjatë fjalimit të tij, ai përcjelloi disa mesazhe të fuqishme inspirues, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke bërë që të gjithë të pyesin: Kush është ai?
Ai është vetëm 26 vjeç, nga Poroji i Tetovës, i sapo diplomuar në Shkencat politike i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm, ai shihet si një prej figurave të reja të politikës shqiptare që ka fituar besimin e rinisë por edhe të partisë.
Një prej kontributeve të tij më të rëndësishme ka qenë puna e tij me Forum Rinor të Lëvizjes BESA, ku ka organizuar aktivitete dhe iniciativa që kanë përfshirë të rinjtë dhe i kanë dhënë një impakt të madh për forcimin dhe rritjen e ndikimit të partisë. Ai ka arritur të bashkojë të rinjtë me ide të freskëta dhe inovative, duke i inkurajuar ata të marrin pjesë aktive në politikë.
Si pjesëmarrës në disa debate politike, Albi ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të komunikuar dhe për të mbrojtur qëndrimet e tij, gjithmonë duke paraqitur një vizion të qartë për të ardhmen. Shumë kanë vënë re potencialin e tij të madh dhe aftësinë për t’u bërë një lider i fortë dhe frymëzues, ndërsa jo rastësisht ka fituar edhe një pozicion të fuqishëm brenda rradhëeve të partisë në mesin e figurave kryesore të vet Lëvizjes BESA.
Fjalimi i tij në këtë përvjetor nuk ishte thjesht një fjalim formal, por një thirrje për bashkim, për forcimin e angazhimit rinor dhe për një politikë të hapur, transparente dhe përparimtare. Kjo ka bërë që emri i Albi Qamilit të bëhet më i njohur dhe tërheqës për të gjithë ata që kërkojnë një politikë të re, me ide të freskëta dhe me fokus në zhvillimin e të rinjve.