Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Abdulgani Aliji: Kodra e Diellit ka borxhe dhe probleme me infrastrukturën e ski-ashensorëve që tentojmë t’i menjanojmë para fillimit të sezonit

Përditësimi i fundit: 2024/11/23 at 9:42 AM
Publikuar November 23, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” e pret edhe një sezon sfidues me shumë probleme të pazgjidhura të krijuara ndër vite. Janë identifikuar probleme teknike pothuajse në tërë infrastrukturën e ski-ashensorëve dhe teleferikëve ndërkaq hoteli “Kodra e Diellit” është në gjendje të mjerueshme. Në fillim të nëntorit, në krye të kësaj qendre turistike Abdulgani Aliji u emërua drejtor i ri. Me Alijin Portalb.mk realizoi një intervistë lidhur me problemet e Kodrës së Diellit, sezonin e ri turistik dhe çështje të tjera që e prekin këtë qendër.

Contents
Portalb.mk: Para pak javësh keni marrë në drejtim Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” e cila është lënë pasdore, si po e menaxhoni situatën, cilat janë prioritetet para fillimit të sezonit dimëror? Portalb.mk: Si është gjendja financiare e Kodrës së Diellit, ka borxhe, sa dhe ndaj kujt? Portalb.mk: Një nga problemet kryesore është gjendja e ski-ashensorëve dhe teleferikëve. Çfarë do të ndërrmerrni që të jenë gati për përdorim deri në fillim të sezonit?Portalb.mk: Pse është vendosur që hoteli “Kodra e Diellit” mos të punojë këtë vit, si do të ndikojë kjo në kapacitetet akomoduese të qendrës?Portalb.mk: Të punësuarit kanë vonesë në dy paga, pse ky problem?Portalb.mk: Keni përmendur se aktualisht Kodra e Diellit ka vetëm 42 punonjës, ndërkohë që për funksionim normal janë të nevojshëm 79. Si do të menaxhoni situatën me mungesën e stafit? Portalb.mk: Kodra e Diellit përballet me mungesën e parkingjeve dhe kaos urbanistik, a keni plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi?Portalb.mk: Menaxhimi i mbeturinave mbetet problem i shtresuar ndër vite, çfarë do të bëni në këtë drejtim? Portalb.mk: Para dy viteve u prezantua oferta e investitorit italian “TechnoAlpin” për rivitalzimin e Kodrës së Diellit, mirëpo negociatat për këtë projekt kanë ngecur dhe nuk ka ende marrëveshje të nënshkruar. Si drejtor, a jeni interesuar se deri ku është ky projekt dhe pse po zvarritet?Portalb.mk: Çfarë mund të presin vizitorët këtë sezon nëse borë ka mjaftueshëm për skijim? A do të vlejnë biletat sezonale të vitit të kaluar për shkak të kushteve të pafavorshme të borës vitin e kaluar?

 

- Reklamim -

Portalb.mk: Para pak javësh keni marrë në drejtim Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” e cila është lënë pasdore, si po e menaxhoni situatën, cilat janë prioritetet para fillimit të sezonit dimëror?

Abdulgani Aliji: Emërimi im si drejtor i Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” u realizua në një moment shumë delikat, pikërisht në vigjilje të sezonit dimëror të skijimit. Që nga emërimi im po punojmë intensivisht për të identifikuar dhe prioritizuar çështjet më të rëndësishme, duke përfshirë riparimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët. Prioritetet tona para fillimit të sezonit dimëror përfshijnë sigurimin e kushteve të mira për skijim dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Portalb.mk: Si është gjendja financiare e Kodrës së Diellit, ka borxhe, sa dhe ndaj kujt?

Abdulgani Aliji: Gjendja financiare e Kodrës së Diellit është në proces të vlerësimit. Aktualisht, ka disa borxhe të identifikuara, për të cilat jemi duke punuar për t’i menaxhuar dhe zgjidhur. Qëllimi ynë është të stabilizojmë situatën financiare dhe të sigurojmë që Kodra e Diellit të vazhdojë operimin në mënyrë të qëndrueshme.

Qendra e skijimit Kodra e Diellit pa borë gjatë festave të Krishtlindjeve, janar 2023; Foto: Meta.mk
Qendra e skijimit Kodra e Diellit pa borë gjatë festave të Krishtlindjeve, janar 2023; Foto: Meta.mk

Portalb.mk: Një nga problemet kryesore është gjendja e ski-ashensorëve dhe teleferikëve. Çfarë do të ndërrmerrni që të jenë gati për përdorim deri në fillim të sezonit?

Abdulgani Aliji: Kemi identifikuar probleme teknike që kërkojnë riparime në pothuajse tërë infrastrukturën e ski-ashensorëve dhe teleferikëve dhe kemi arritur që në pothuajse të gjithë ski-ashensorët dhe teleferikët t’i mënjanojmë defektet në mënyrë që të njëjtat të pajisen me pranim teknik. Vazhdojmë të punojmë me specialistë për t’i sjellë ato në gjendje optimale dhe besojmë se do të jenë gati për përdorim deri në fillim të sezonit.

Portalb.mk: Pse është vendosur që hoteli “Kodra e Diellit” mos të punojë këtë vit, si do të ndikojë kjo në kapacitetet akomoduese të qendrës?

Abdulgani Aliji: Vendimi është marrë sepse hoteli “Kodra e Diellit” është në gjendje të mjerueshme, kjo për shkak se me vite të tëra nuk është bërë investim në këtë kapacitet akomodues. Thënë troç, hoteli aktualisht nuk i plotëson as kushtet minimale teknike të përcaktuara për kryerjen e veprimtarisë hotelierike. Po planifikojmë një projekt ideor për sa i përket këtij hoteli dhe po sa të kemi resurse financiare, do të përqendrohemi në realizimin e këtij projekti. Për këtë sezon besoj që me aftësimin e hotelit “Sllavija” do të arrijmë të menaxhojmë fluksin e vizitorëve.

Portalb.mk: Të punësuarit kanë vonesë në dy paga, pse ky problem?

Abdulgani Aliji: Vonesa në pagat e punonjësve ka ardhur si rezultat i problemeve financiare të menaxhmentit të kaluar. Më 22 nëntor u janë paguar dy rroga, kemi gjetur zgjidhje me ndihmën e ELEMIT.

Portalb.mk: Keni përmendur se aktualisht Kodra e Diellit ka vetëm 42 punonjës, ndërkohë që për funksionim normal janë të nevojshëm 79. Si do të menaxhoni situatën me mungesën e stafit?

Abdulgani Aliji: Besoj që do ta tejkalojmë me angazhim te punonjësve sezonal te angazhuar ne pozitat ku kemi mungesë të punonjësve, e kjo do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme. Në këtë mënyrë do të formojmë ekipin e nevojshëm për të siguruar funksionimin e pandërprerë të Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”.

Kaosi në Kodrën e Diellit, Foto nga: Fatmir Bajrami
Kaosi në Kodrën e Diellit, Foto nga: Fatmir Bajrami

 Portalb.mk: Kodra e Diellit përballet me mungesën e parkingjeve dhe kaos urbanistik, a keni plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi?

Abdulgani Aliji: Kemi një plan për të menaxhuar më mirë parkingjet ekzistuese dhe për të përmirësuar organizimin e trafikut. Gjatë ditëve në vijim, planifikojmë të realizojmë takim me përfaqësues të MPB-së që do të jetë me theks të veçantë në rregullimin e trafikut dhe vendosjen e rendit në komunikacion. Po ashtu, do të fokusohemi që parkingjet ekzistuese të mirëmbahen rregullisht nga shërbimet e Ski-Qendrës në mënyrë që vizitorët të mund t’i shfrytëzojnë maksimalisht dhe të shmanget kaosi urbanistik.

Portalb.mk: Menaxhimi i mbeturinave mbetet problem i shtresuar ndër vite, çfarë do të bëni në këtë drejtim?

Abdulgani Aliji: Po punojmë për të vendosur një sistem më efektiv të menaxhimit të mbeturinave, duke përfshirë këtu fushatë për rritjen e vetëdijes së qytetarëve, si dhe bashkëpunimin me kompanitë lokale për pastrimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Mbeturinat në Kodrën e Diellit, foto nga Ardit Ramadani, Portalb.mk
Mbeturinat në Kodrën e Diellit, foto nga Ardit Ramadani, Portalb.mk

Portalb.mk: Para dy viteve u prezantua oferta e investitorit italian “TechnoAlpin” për rivitalzimin e Kodrës së Diellit, mirëpo negociatat për këtë projekt kanë ngecur dhe nuk ka ende marrëveshje të nënshkruar. Si drejtor, a jeni interesuar se deri ku është ky projekt dhe pse po zvarritet?

Abdulgani Aliji: Ka tre javë qe jam emëruar në këtë pozitë dhe për këtë çështje duhet të drejtoheni në qeveri pasi që unë nuk kam arritur deri aty pasi jam fokusuar në përgatitjet për sezonin e ri të jemi gati.

 

Portalb.mk: Çfarë mund të presin vizitorët këtë sezon nëse borë ka mjaftueshëm për skijim? A do të vlejnë biletat sezonale të vitit të kaluar për shkak të kushteve të pafavorshme të borës vitin e kaluar?

Abdulgani Aliji: Jam shumë optimist që nëse ka reshje të mjaftueshme bore për skijim, do t’ju ofrojmë vizitorëve përveç skijimit, aktivitete të shumta kulturore/rekreative dhe do ta shënojmë këtë sezon si një ndër sezonet më të suksesshme. Ashtu siç kemi njoftuar, për shkak të ski-sezonit të kaluar i cili ka qenë relativisht i shkurtër për shkak të mungesës së borës së mjaftueshme, kemi marrë vendim që të gjitha ski-biletat sezonale të blera gjatë sezonit të kaluar, të jenë të vlefshme edhe për ski-sezonin e ardhshëm 2024/2025.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 23 Nëntor, 2024 November 23, 2024
Artikulli i mëparshëm Jeta me kredi/ Qytetarët i kanë borxh bankave mbi 3.9 miliardë euro
Artikulli tjetër Shumica parlamentare në letër me 78, por në praktikë tashmë ka arritur në 80 deputetë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Shëndeti

    8 këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

    3shi.net March 1, 2025
    Snopçe: Investojmë në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale
    Murtezani: Jam optimist se brenda vitit do të bëhen ndryshimet kushtetuese
    Gjykata dënon Dushko Arsiq, akuzohej për krime lufte në Kosovë
    Taravari: Mjekët do të motivohen të punojnë edhe jashtë Shkupit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?