Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti,nga Prishtina deklaroi se takimi i sotshëm në Prishtinën nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.
Sa i përket thirrjeve për “shpëtim” të gjuhës shqipe, zv/kryeministri Mexhiti, tha se në RMV nuk ka patur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por ligj për gjuhën që e flasin mbi 20% e qytetarëve të Maqedonisë.
“E dyta, nuk rrezikohet nga Qeveria e Maqedonisë, por ka një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, ku 9 gjykjatës janë zgjedhur nga Qeveria LSDM-BDI. Pra, problemin e bëjnë gjykatësit që kanë mandat nga shumica e kaluar. Pra ne jemi garant që gjuha shqipe do të avancohet në RMV. Ashtu siç gjetëm zgjidhje, është formuar grupi i ekspertëve të cilët po punojnë për balancuesin i cili ka qenë vetëm mekanizëm, tani të merr përmasat e zgjidhje ligjore, apo ligj i veçantë për avancimin e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Mexhiti.