Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca akuzon Bashkimin Evropian se po e trajton Kosovën si jo shtet. Sipas tij, BE-ja ka një qasje diskriminuese dhe jo të drejtë ndaj Kosovës në lidhje me kërkesën për procedim të draft-stautit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se draft-statuti i Asociacionit, i propozuar dhe hartuar prej BE-së, është i papranueshëm, pasi i njëjti duhet të hartohet prej institucioneve të Kosovës. ”Nëse shkohet në këtë formë, atëherë po i merret një e drejtë thelbësore shtetit të Kosovës”, tha Konjufca, në konferencën për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Kryeparlamentari Konjufca: BE ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -