Është promovuar vepra për veprimtarin Abdulqerim Saiti. Kryetari i Alternativës Zekirija Ibrahimi ka folur në cilësinë e redaktorit të librit.
“Sonte, në cilësinë e redaktorit, kisha kënaqësi dhe nder të marr pjesë në një promovim libri që ishte një risi dhe zbulim i një personaliteti intelektual, arsimor dhe politik, që është përtej përmasave të standardit në vendin tonë.
Vepra “Abdulqerim Saiti”, shkruar nga Prof. Dr. Aziz Pollozhani, paraqet një vlerësim të thellë për figurën dhe veprën e Abdulqerim Saitit, një personalitet i shquar në historinë dhe kulturën shqiptare nga Ohri. Ky libër sjell në pah kontributin mendimor e filozofik të Abdulqerim Saitit dhe ofron një pasqyrë të rëndësishme për lexuesit që duan ta kuptojnë më thellë historinë e mendimit autentik kombëtar.
Promovimi i këtij libri ishte një mundësi për ta nderuar jetën dhe veprën e një personaliteti të veçantë, siç është Abdulqerim Saiti, si dhe për ta vlerësuar punën e palodhshme të Prof. Dr. Pollozhanit në dokumentimin e këtyre figurave të rëndësishme kombëtare”, shkruan Ibrahimi.