Seferi: Rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra publike mbetet prioritet

1 Min. Leximi

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Parqet dhe Gjelbërimi – Shkup, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Sipas Seferit, prioritet mbetet rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra publike, ndërsa ekipet po kryejnë kositjen e sipërfaqeve me bar, krasitjen e drunjve në Parku i Qytetit, krasitjen e vegjetacionit të ulët si dhe mbjelljen e luleve në disa zona të qytetit.

“Qyteti meriton hapësira publike të gjelbra, të rregulluara dhe me lule”, ka shkruar Seferi në postimin e tij./Zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull