Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

1 Min. Leximi

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi në një intervistë për Televizionin News, ka deklaruar se çështja e “Alta bankës” e ka zanafillën te projekti i Ballkanit të Hapur, duke akuzuar BDI-në dhe ish funksionarët e saj për përgjegjësi lidhur me këtë rast.

“Të bëmat e BDI-së dhe funksionarëve të BDI-së po dalin te Bota serbe. Rrenat po dalin një nga një në shesh. Funksionarët tanë, përmes konferencave për shtyp çdo ditë po zbulojnë dokumente të reja dhe data të reja se kur janë sjellë dhe marrë vendimet sa i takon ‘Alta bankës’, ndërsa opinioni tashmë është i informuar”, deklaroi Azizi.

Ajo gjithashtu ngriti pyetjen se përse përfaqësuesit e BDI-së nuk morën pjesë në debatin publik të mbajtur më 11 nëntor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku, sipas saj, “kishin mundësi të parashtronin pyetje dhe të kërkonin sqarime lidhur me çështjen e “Alta bankës’”.

“Pse BDI-ja nuk mori pjesë në debatin publik më 11 nëntor në Kuvend, ku kishte mundësinë të pyeste gjithçka për Alta bankën? Nuk erdhi askush në atë debat publik”, u shpreh Azizi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull