Kurti: Liberalizimi s’e ka rritur migrimin

2 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ndër të tjera foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se nuk e ka rritur migrimin.

Ai është shprehur se ka që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.

- Advertisement -

“Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin, përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen”, u shpreh ai.

Kurti: Me rreziqet që po i kanosen Evropës e Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes në botë, evidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku u shpreh se paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, sipas tij, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë.

Ai është shprehur se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, ai tha se brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente.

- Advertisement -

“Natyrisht paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë, por është edhe një punë që realizohet edhe përbrenda, këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për ta ndërtuar dhe forcuar paqen. Popujt janë të mirë dhe popujt e duan të mirën”, tha Kurti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull