Deputeti Bekim Sali thekson angazhimin e tij në mbështetje të personave me nevoja të veçanta. Ai ndau detaje nga pjesëmarrja e tij, së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dhe kryetarin e Kuvendit Republikan, Afrim Gashi, në 5-vjetorin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”, të drejtuar nga Ertan Shakiri. Bekim Sali shpreh përkushtimin e tij për të mbështetur këtë kauzë dhe thekson se do të vazhdojë të jetë aktivist në mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti edhe në rolin e tij si deputet.
Postimi i tij ne rrjetin social Facebook:
Bashkë me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dhe kryetarin e Kuvendit Republikan, Afrim Gashi, ishim në 5-vjetorin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”, të drejtuar nga kryetari i palodhshëm i këtij komuniteti, Ertan Shakiri.
Duke i uruar suksese Ertanit në misionin e tij, theksova se do të jem aktivist i kësaj kauze edhe në detyrën e deputetit në Kuvendin Republikan.
Këta njerëz meritojnë gjithnjë më shumë dhe ne, sado që të bëjmë për ta, gjithnjë u detyrohemi.