Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka komentuar zërat e fundit për mundësinë e ndryshimeve të ligjit të gjuhëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë mes tjerash se “Levica frikësohet nga gjuhët autoktone ndërsa BDI-ja nga drejtësia”.
Ndërkaq, pas kësaj menjëherë ka reaguar ish Ministri i Ekonomisë nga radhët e Frontit Europian, Kreshnik Bekteshi, i cili e ka sfiduar Taravarin përmes kësaj deklarate: “si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë. Unë dëshmoj që JO. As që e ka interesuar; përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup. Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesmarrjen e ministrave për të dal e vërteta në shesh”.