MEXHITI DHE FETAI TAKUAN AKTORËT E TEATRIT TË FËMIJËVE

1 Min. Leximi

Shkup, 3 shtator – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot së bashku me Arben Fetain kanë takuar aktorët e Teatrit të Fëmijëve në Shkup. “Diskutuam në detaje sfidat me të cilat ata po përballen dhe shqyrtuam propozime për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve në këtë institucion të rëndësishëm kulturor.

Teatri i Fëmijëve përveç që është pjesë e rëndësishme kulturore e Çarshisë së vjetër të Shkupit, është vend ku fëmijët kanë mundësi argëtimi dhe edukimi artistik.

- Advertisement -

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e Forumit Rinor të VLEN dhe përfaqësues të Departamentit të Kulturës.

- Advertisement -

Ne jemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të mbështetur dhe zhvilluar më tej Teatrin për Fëmijë.

Faleminderit artistëve për kontributin dhe përkushtimin e tyre!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull