Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski kanë marshuar në Shkup me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
“Bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, zv.kryeministrin Aleksandar Nikollovskin, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani marshuam për të shënuar 33-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Përmes një marshi simbolik, u solidarizuam me popullin ukrainas, i cili po përballet që më shumë se 900 ditë me dhimbje e humbje të papërshkrueshme për shkak të pushtimit të paprovokuar të Rusisë”, ka shkruatur Mexhiti në Facebook.
Marshit në rrugët e Shkupit, i janë bashkëngjitur edhe shumë qytetarë nga Ukraina, të cilëve Shkupi u është bërë shtëpi e dytë dhe vendqëndrim i sigurt.
“Pushtimi rus i Ukrainës është një sfidë ndaj rendit në tërë Evropën dhe një kërcënim ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë, për të cilat ne qëndrojmë të palëkundur. Megjithatë, edhe sot, sikurse dje, besojmë në triumfin e popullit të Ukrainës”, ka shkruar Mexhiti.