UEFA e ka marrë një vendim të papritur nga ky sezon.
Që nga viti 1991, shtëpia e futbollit evropian e ka ndryshuar për herë të parë himnin zyrtar të Ligës së Kampionëve.
Natyrisht, himni i Championsit nuk ka ndryshuar tërësisht pasi është i njëjti, por janë bërë disa modifikime, përfshirë këtu futjen e efekteve dhe instrumenteve dhe është përshpejtuar muzika.
Teksti mbetet i njëjtë në disa gjuhë, por ndryshojnë pak akordet dhe melodia e famshme, shkruajnë mediat e huaja.
E këto ndryshime nuk janë pëlqyer nga tifozët, të cilët kanë hedhur kritika për këtë veprim të institucionit më të lartë të futbollit evropian.
UEFA gjithashtu bëri ndryshim revolucionar edhe me formatin e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në formë të ligës nga ky edicion, duke iu dhënë fund fazës së grupeve pas 33 vjetësh, që nga themelimi i saj me format dhe emër të ri.
Ndryshimet në himn nisën qysh mbrëmë në ndeshjet kualifikuese të Championsit.