Shqipëria nisi prezantimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që në ditën e parë me Manjola Koninin, qitësen shqiptare që mbylli garën e saj të parë në Paris në disiplinën e qitjes me Pistoletë Ajri 10 metra.
Sportistja shqiptare nuk arriti të kualifikohej dhe pati një rezultat jo të kënaqshëm. Qitësja shqiptare u rendit në vendin e 43, e fundit nga të gjithë garuesit, ndonëse Greqia dhe Egjipti renditen pas saj, por sportistja greke nuk e përfundoi garën, ndërsa ajo egjiptiane nuk e nisi fare.
Garën e saj e radhës është në 2 gusht, në disiplinën pistoletë 25 metra.