Shkruan: Adnan Azizi
Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
Në vend që BDI dhe Fronti i saj të angazhojë avokatë e ekspertë të huaj që i paguan qindra mijëra euro për të krijuar huti në opinion, është mirë të angazhojë avokatë për Soravinë, Llotarinë, Maxhar Telekomin, kazinot dhe drogën që i helmuan shqiptarët.
Por kur jemi tek angazhimi i ekspertëve të huaj për krijimin e një platforme kinse për ndarjen e vendit, gjë e cila përdoret për politikë ditore, BDI, Ali Ahmeti dhe mediat e saj është mirë të zbulojnë dhe të tregojnë se sa para kanë marrë këta ekspertë dhe prej tek cila llogari do të paguhen, nga llogaria e BDI-së, nga llogaria e Artanit, e Alisë, ose nga llogaritë e Soravisë dhe paret e vjedhura nga Llotaria?
Pasi që shiten si pro euopian, patriotizëm i vërtetë është të bëhet transparent çmimi që ua kanë dhënë avokatëve dhe ekspertëve të huaj, si dhe të bëhet publike pagesa e tyre, kuptohet nëse nuk paguhen me kesh, nga paratë e vjedhur nga tenderët!
Mund të shpikni lloj lloj çështjesh për politika ditore, por nuk do të mund ta devijoni fokusin e Qeverisë dhe të popullit për të dhënë llogari dhe përgjegjësi për krimin që keni bërë.