Kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në deklaratë për TV21 tha se koalicioni i BDI-së me partitë turke, boshnjake dhe rome në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte strategji e qëlluar. Dehari thotë se BDI si asnjëherë më parë arriti fitore të madhe.
“Çdo parti politike ka strategjinë e saj , strategjia e BDI-së në fund tregoi qartë se ishte e qëlluar, me faktin se si asnjëherë më parë arriti një fitore të madhe dhe kjo është treguesi që nuk do të flasim diçka më tepër”, deklaroi Dehari.