Turqia ka arritur që t’i marrë pikët e plota kundër Gjeorgjisë.
3:1 përfundoi ndeshja në “Signal Iduna Park”.
Skuadra e Vincenzo Montellas, shënoi në minutin e 25-të përmes qendërmbrojtësit të Fenerbahçes, Mert Müldür.
Gjeorgjia e barazoi rezultatin në minutin e 32-të, ku autor i golit ishte Georges Mikautadze.
Por, Turqia nuk u ndal me kaq duke shënuar edhe dy herë.
Ishte futbollisti i Real Madridit, Arda Guler, ai i cili e “bombardoi” portën kundërshtare në minutin e 65-të.
E në fund, Muhammed Kerem Akturkoglu e vulosi ndeshjen në minutin e 97-të.
Loja ishte tejet energjike, ku po t’i shfrytëzonin rastet që i kishin dyja ekipet, loja do të përfundonte me më shumë gola.
Në fakt, një gol iu anulua Turqisë nga VAR-i, që mbante firmën e talentit të Juventusit, Kenan Yıldız.