Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët në bordin e një avioni Boeing 777 i Air Canada, motor ii të cilit u përfshi nga zjarri pak pasi u nis nga Toronto.
Mediet kanadeze njoftuan se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos (YYZ) për në Paris Charles de Gaulle (CDG) dhe në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë.
Aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson rreth 30 minuta pas nisjes, sipas raporteve të mediave lokale.