Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

1 Min. Leximi

Lista Studentore ka fituar në 22 qytete të Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ndërsa lista e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq ka dalë e para në vetëm dy qytete. Megjithatë, partia e Vuçiqit ka siguruar shumicën e votave të regjistruara në Kosovë dhe në institucionet korrektuese të Serbisë.

Sipas gazetës serbe Danas, e cila ka analizuar të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), Lista Studentore ka marrë 52.54 për qind të votave në nivel vendi, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS), e udhëhequr nga Vuçiq, ka siguruar 39.29 për qind, përcjell Reporteri.net.

Studentët kanë dalë të parët në 22 qytete, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Kragujevcin dhe Nishin.

Dy qytetet e vetme ku lista e Vuçiqit ka marrë më shumë vota janë Vranja dhe Leskovci, në jug të Serbisë.

Në Kosovë, lista e Vuçiqit mori mbi 71 për qind të votave

Një nga rezultatet më të dallueshme të zgjedhjeve është ai i votave të regjistruara në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Danas, lista e Vuçiqit, e quajtur “Serbia e Bashkuar”, ka fituar 71.63 për qind të votave të hedhura në Kosovë.

Ndërkaq, Lista Studentore ka siguruar 21.09 për qind.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull