Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka uruar Vetëvendosjen dhe liderin e saj, Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhje.
Sali shpreson që sa më shpejt të konstituohen institucionet e Kosovës dhe shteti të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe forcimit të shtetësisë.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i urojmë suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti pas rezultatit të arritur në zgjedhje.
Uroj që sa më shpejt të konstituohen institucionet e reja dhe Kosova të vazhdojë rrugën e zhvillimit, forcimit të shtetësisë dhe avancimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.
Njëkohësisht, shpreh gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke forcuar edhe më tej marrëdhëniet vëllazërore mes popujve tanë, në frymën e fqinjësisë së mirë, partneritetit dhe interesit të përbashkët për stabilitetin, integrimin dhe zhvillimin e rajonit.
Suksese dhe mbarësi për Republikën e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj! “, ka shkruar Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron Kurtin: Kosova të ecë përpara me stabilitet dhe zhvillim

Ndani këtë artikull
