Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se pas shumë debateve dhe konsultimeve në Qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë arritur konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë.
“Pas shumë debateve dhe konsultimeve sot në qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski arritëm konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë.
Kjo pako synon të forcojë cilësinë në arsim, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien, si dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjitha universitetet dhe studentët.
Një tjetër hap i rëndësishëm, drejt një sistemi arsimor më të drejtë, më konkurrues dhe në përputhje me standardet moderne evropiane”, ka shkruar Sali.
Zv/kryeministri Bekim Sali: Arritëm konsensus për pakon e ligjeve në arsimin e lartë

Ndani këtë artikull
