Ka vazhduar forma e shkëlqyer e Granit Xhakës dhe Edon Zhegrovës në Bundesliga, respektivisht në Ligue 1.
Dy yjet nga Kosova janë abonuar me formacionin e javës në dy nga top pesë ligat më të mëdha në botë, Bundesliga dhe Ligue 1. Xhaka ka qenë fantastik në fitoren e Bajer Leverkuzenit në udhëtim te Darmshtadi me 0-2, derisa ka zënë vend në 11-shen e javës në Bundesliga.
Përveç Xhakës në formacionin e javës janë edhe portieri i Verder Bremen, Zeterer, mbrojtësit Tela, Mainka, Gouveleeuv dhe Kariq. Në mesfushë janë Ljubiçiç, Amiri, Majer e Çavi Simons, derisa sulmuesi i vetëm është Undav.
Pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Klermont ku shënoi gol e dhuroi një asistim, në formacionin e javës ka zënë vend edhe Edon Zhegrova. Ylli dardan ishte i pandalshëm në këtë sfidë dhe kësisoj me plotë meritë u fut në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore.