Xhaferi: Kurti po përfshihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, është thyerje e parimeve

2 Min. Leximi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se me kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e thyen parimin e mos përfshirjes në jetën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ai në “Debat Plus” tha se Kurti po merr anë në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Është thyerje e një parimi të mos marrjes anë në jetën politike të organizmit politik të subjekteve politike. S’do mend që duhet me thënë se është botërisht e ditur se drejtpërsëdrejti po merr anë. E përcjellim atë situatë pa marrë parasysh, llogarisim që një bashkëkombës yni ka interes të jetë pjesë e asaj gare. Qytetarët në fund do të japin verdiktin, mbetet ta përcjellim këtë situatë”, tha ai.

- Advertisement -

Kryeministri Xhaferi tutje tha se “rregullat ndërkombëtare janë të tilla që nuk lejohen ndërhyrje në zgjedhjet e një shteti tjetër, por është përcaktim i subjektit që i takon”.

I pari i ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se do të ishte normale që shqiptarët të ishin të interesuar për zgjedhjet në vendet fqinje ku jetojnë bashkëkombësit e tyre, por sipas tij nuk është në rregull ajo siç po e bën Kurti.

Xhaferi thotë se BDI është ballafaquar shumë ashpër me partitë maqedonase me prirje shoviniste.

“Vet anëtarët e LVV-së duhet ta dinë se ne si BDI nuk jemi përfshirë në jetën politikë të Kosovës dhe kemi pasur raporte korrekte me të gjitha subjektet politike në Kosovë, përfshirë edhe LVV-në”, deklaroi Xhaferi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull