Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Xhaferi – Kjuçuk: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Maqedonisë së Veriut

Përditësimi i fundit: 2024/02/02 at 12:57 PM
Publikuar February 2, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Talat Xhaferi zhvilloi takim me eurodeputetin Ilhan Kjuçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke shprehur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm të afërt dhe aktiv me eurodeputetin Kjuçuk në katër vitet e fundit, Kryeministri Xhaferi theksoi kënaqësinë e tij për mbështetjen nga ana e Kjuçukut në promovimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian dhe kontributin e tij personal në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin. Shembulli i fundit i suksesshëm në atë drejtim ishte procesi i “Dialogut Zhan Mone”, në kuadër të të cilit zhvilloheshin bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit, e cila u miratua me konsensus nga deputetët.

- Reklamim -

Në takim u shkëmbyen mendime për përparimin e shtetit në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për situatën e brendshme politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj zotim i fuqishëm i Qeverisë mbetet përmbushja e obligimeve që janë pjesë e kornizës së negociatave me BE-në.

Kryeministri Xhaferi dhe eurodeputeti Kjuçuk shkëmbyen qëndrime për reformat e arritura në shtet, si edhe për dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i procesit të zgjerimit është në interes të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë, shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përqendrohen në forcimin e zbatimit të proceseve reformuese.

Duke i uruar zgjedhjen e Kryetarit të Qeverisë, Talat Xhaferit, Kjuçuk theksoi se kjo zgjedhje është sukses jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin, me ç’rast theksoi se Maqedonia e Veriut edhe një herë u bë shembull edhe për shumë vende evropiane për funksionimin e suksesshëm të demokracisë multietnike. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se vendi do të mund të vazhdojë edhe më tej të llogarisë në mbështetjen e tij dhe shprehu shpresën se pas zgjedhjeve të ardhshme për deputetë në Parlamentin Evropian, do të ketë mundësi të vazhdojë të kontribuojë në integrimin më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
3shi.net 2 Shkurt, 2024 February 2, 2024
Artikulli i mëparshëm VMRO: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar shëndetësinë
Artikulli tjetër “President shqiptar”, Ivanov: Pse jo, çfarë të keqe ka – por për momentin realisht nuk është e mundur!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    (Video)Rey Manaj shënon dy gola për shtatë minuta në Turqi

    3shi.net January 21, 2024
    Ende nuk dihet motivi i sulmit në Sidnej, policia nuk përjashton terrorizmin
    Hamasi i dorëzon tre pengjet izraelite Kryqit të Kuq sipas marrëveshjes së Gazës
    Masat Qeveritare, Durmishi: Do të ketë shportë edhe për Ramazan edhe për Pashkët
    Sela kërkon Artan Grubi të tërhiqet nga politika
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?