Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 10-vjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

“Së bashku me mikun tim Izet Mexhitin dhe përfaqësues të lartë të VLEN-it, mora pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 10-vjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

Kjo datë simbolizon qëndresën e popullit turk në mbrojtje të demokracisë, institucioneve dhe vullnetit të lirë të qytetarëve.

Nderim për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit demokratik. Miqësi e përhershme mes popujve tanë”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull