Grafite në Tetovë: “Kasapët e komandantëve të UÇK-së”, Ali Ahmetit krah Sllobodan Millosheviçit

1 Min. Leximi

Në disa rrugë të Tetovës janë shfaqur grafite që paraqesin një imazh ku shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, krah ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Nën grafitet është shkruar edhe motoja: “Kasapët e komandantëve të UÇK-së”, një mesazh i vendosur nga autorë e grafiteve.

Grafitet vijnë në një periudhë kur ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së po zhvillohet debat i vazhdueshëm për periudhën mbi dy dekadëshe të veprimit politik dhe pjesëmarrjes në pushtet. Kritikët e tij kanë ngritur vazhdimisht çështje për përgjegjësinë politike gjatë viteve të qeverisjes, përfshirë edhe rastet e rënda që kanë shënuar skenën politike dhe të sigurisë në vend.

Deri tani nuk dihet se kush qëndron pas grafiteve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull