Vuçiqi sulmon Afrim Gashin dhe Bekim Salin pse kundërshtuan dënimin e ish krerëve të UÇK-së

1 Min. Leximi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj qëndrimeve të zv.kryeministrit të parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, dhe kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sali dhe Gashi kanë shprehur keqardhje për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vite burg.

Vuçiq, duke iu referuar reagimeve të politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Saliu dhe Gashin, ka kundërshtuar mënyrën se si ata e kanë komentuar aktgjykimin.

“Unë mendova se ishin kriminelë, të paktën të dënuar në shkallë të parë. Jo, ata qenkan të gjithë çlirimtarë, heronj dhe trima”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai tha se reagimet ndaj aktgjykimit tregojnë, sipas tij, se viktimat serbe po shtyhen jashtë narrativit publik dhe politik.

“Serbët në çdo komunikatë, në çdo deklaratë duhet të jenë kriminelë”, ka thënë presidenti serb.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull