Voziste 158 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, privohet nga liria shoferi nga Shkupi

1 Min. Leximi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar kanë privuar nga liria 52 vjeçarin nga Shkupi, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB, 52 vjeçari ka vozitur me shpejtësi prej 158 km/h ku shpejtësia maksimale e lejuar është në 80 km/h/

“Më 01.09.2025 në orën 08:30 në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, tek nyja e Kamjanit, rrethi i Tetovës, nëpunësit policor të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria F.A. (52) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Shkupit me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull